|
Pėrplasje. Rritje e menjėhershme.
Rėnie. Ulje e pėrhershme. Zėri i njė daulle, jo kushtrimi, por,
vrulli, nė ndezje pėr tu djegur flakė. Tym e rrėmbim, jo pėr jetė
tė gjallė, por, jetė tė vdekur, me hov e nxitim, nė njė gėzim
drejt rrugės sė pa shpėtim. Dėshirė e paplotėsuar, plotėsim i
krismės sė pa menduar. Fillim i trishtimit tė pa pritur. Hamendja,
euforia, krismė e pa hetuar. Befasi, jo gjallėruese, po mbytėse.
Ikje, ēfarėdo qoftė, prej rrugės pa kthim.
Tėrbim, pėrshpejtues i ēėshtjeve.
Furi e rrahjeve tė zemrės. Lakmi e tepruar; enėt e gjakut duke i
ngufatur. Fryrje me pėlcitje tė pritur. Krisma e shpresave tė
kota! Ērregullues i fijeve nervore. Dėmtues i boshtit kurrizor! Me
kėmbė tė thyer nė gjunjė, me zemra prej dritave tė kandilave nė
shuarje tė lidhura, kokat drejt majave me rrėnjė mbi sipėrfaqe tė
dheut tė ngulitura, sytė e magjepsur prej peizazheve tė rremė,
hipur mbi njė dėrrasė tė djegur me kėmbė duke u lėkundur, duke
lexuar yjet ende pa u dukur tė zhdukur, pėrbirohet nė terrin e
vrimave tė ndritura me qirinj nė sosje.
Lėvizje e nxituar. Sdi ēėshtė tė
jetohet vėrtetė! Ende pa njohur veten, pėrpiqet tė njoh tjetrin.
Pa gjykuar drejt gjendjen e vet, pėrplaset nė kurrizin e njerėzve
ballė pėr ballė murit tė mbėshtetur. Anije e mbetur nė mes tė
detit, po sytė e turbulluar si yjet orientues mund tė dallojnė!
Krisma! Pėlcitje e ndjenjave, me shėnjestėr tė gabuar. Ngulje nė
ujė tė dendur. Duar e kėmbė tė kapura mes vete fortė, pas valėve
tė kreshta duke u mbajtur; kėrrusje e shpinės, kapakėt e mbyllur,
nė errėsirėn e shpresave tė kota, duke ideuar.
Pėrjetim i rremė. Shpikje e
pėrfytyruar. Dėshirė kundėr dėshirė. Vullnet pėrtokė i shpėrndarė.
Dora-dorės duke lėvizur. Mbytės i vetvetes. Shpėrdorues i fuqisė,
drejt dobėsisė. Shkarkues i dritės, drejt errėsirės. Nuk ishte
mendje e ndritur. Ishte zemėr e vdekur. Kur epshi pasohet. Kur
hamendja besohet. Kur lakmisė i nėnshtrohet. Kur ndjenjat mbi
arsyen anojnė. Kur arsyeja durimin e urtėsinė varros.
|