|
Ende dėshira pa folur. Donte tė bėhej prej durimtarėve e prej
atyre qė falin e mėshirojnė. Por smundej. Po, sepse aftėsitė e
tij psikike e mendore tė kufizuara i kishte. Kufij, qė dot si
kalonte. E di, ti pėrpiqeshe, por prapė aty ku ishe ktheheshe, nė
tė njėjtin vend mbeteshe. Mos mė mbrapa! Njė hap para, e njė e dy
mbrapa. Nėse do doje tė ishe durimtar, sduhej tė ishe gjaknxehtė.
Dėshira mund tė jetė zjarr qė shpėrthen si njė vullkan, e tė
lėvizė me rėndė se era e stuhisė. Shkarkim i fuqisė nė hapėsirė.
Po u mbajt, pėrbrenda vetes mund tė shti nė lėvizje tėrė qenien
tėnde. Me durim e vetėpėrmbajtje.
Shpresa e plotė ėshtė ruajtės i durueshmėrisė. Ėshtė e kotė
pėrpjekja nė sprovė pa u vėnė. Sprova, ėshtė rrethana, qė ve nė
jetėn e gjallė dėshirėn. Dėshirė, nuk ėshtė thjesht fjala -dua-
e -dėshiroj-, ajo nuk ka zė qė dėgjohet. Jo fjalė, ėshtė
mishėrim. Thellėsisht e ngulitur nė kraharor. Nė ndėrgjegjen, e
cila nuk shihet, veēse kur me majat e gishtėrinjve preket. Vepra
kur edhe me sy shihet. Dėshiroj tė ndihmoj thirrjen nė rrugėn e
Paqes! - E kush ska dėshirė, pėrveē tė ulėtėve. Por kush
dėshiroi, vėrtetė ndihmoi. Ky ka dėshiruar, ndėrsa i pari ka
gėnjyer, apo veten pėrbrenda ka gėrryer.
Kur dėshira flet vet. Fundi, ėshtė kur vepra me dy sytė e ballit
kapet. Kur duart flasin e dėshmojnė. Kur edhe vetullat, prej
kryelartėsisė e kokėfortėsisė, laka-laka i bėje. Atė ditė, kur,
njerėzit qė bėheshin sikur nė rrugė tė drejtė po bėnin e po
jepnin, por, atė qė bėnin e jepnin, me zėnka, pėrgojime, shpifje e
thashetheme, e lėvdata e shoqėronin, vėrtetė do dėshirojnė, por
dėshira e tyre, zjarri i sė cilės, ndoshta do dridhte rrėnjėt e
shkėmbinjve, sot, e atė ditė, nuk do vlejnė. Lėndė djegėse, po!
Dėshirė, njėmend dėshirė, besim, njėmend besim. Jo mė, pasi
shpėrblesė detyrimisht dėshiroje. Jo mė, pasi thurje lėvdatash
detyrimisht dėshiroje. Nuk dėshiroje kėtė ditė. Dėshiroje mė pak
se njė pikė, e cila tretet ende pa zėnė vend nė maje tė gishtit,
kur shkumėn e detit prek! Pėr tė tharė duart e tė tjerėve, e pėr
tė manipuluar ndėrgjegjen e tė tjerėve! Ky ėshtė fundi. Duar
thatė, me ndėrgjegje tė zhgėnjyer. Fundin dėshiroje.
Tė rinjtė jetimė. Tė pastrehė. Tė lėnė nė harresė. Jetim, edhe njė
fėmijė i braktisur, prej prindėrve, e prej shoqėrisė. Pa
pėrkujdesje. Edhe tė rinj, ende tė papjekur. Adoleshentė. Tė
ēedukuar, rrugėve, lokaleve, pa shpresė, pa ide, pa qėllim.
Streha e tyre, zhurma e melodisė, opium zemrash; muret, trungje pa
gjethe e pa fryte; padituri e gjallė! Kėta, tė mjegulluar, presin
nga hiēi diēka tė bėhet; por nga besimdobėtit nuk del gjė veē
dobėsisė, e ligėshtisė. Forca e besimit, ėshtė mrekullia qė ēan e
zdritė.
|