Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

“Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!”

-  [ Kur’an, 39:12 ]   

   Le tė jehojnė fjalėt: O zgjim o fjalė tjetėr s'ka!

                                     

      Zėri i Zgjimit

                                                                         GUXIM. VENDOSMĖRI. VAZHDIMĖSI.

              Duke u gdhendur ndėrgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalė tjetėr s’ka!

                  [ Zgjohu ]   [ Ndrysho ]   [ Pėrmirėsohu ]   [ Pėrballu ]   [ Armiku yt ]   [ Suksesi yt ]   [ Deri kur ]

          Shkurt, thjesht dhe qartė!

               Artikujt:  El-Fitnetu    |    Artikuj tė ndryshėm

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

            Zėri i Arsyes - oazė pėr ndryshim e pėrmirėsim

 

RINIA MES SĖ SHKUARĖS DHE SĖ ARDHMES    -    TĖ LEXOSH ME ZEMĖR TĖ GJALLĖ

┌ Shoqėria kur s’lexon
├ Krisma e shpresave tė kota
├ Kur dėshira nuk vepron!
├ Rinia mes sė shkuarės dhe sė ardhmes
├ Fjala e Zotit - Kur’ani
├ Tė lexosh me zemėr tė gjallė
├ Muslimani
├ Zgjohu, erdhi koha
├ Zgjohu, koha e sprovave
├ Zoti yt gjykoi
├ Zgjohu para se qielli prej detit tė ndahet
├ Njeriu, ē’pret?!
├ Njeriu, ē’po bėn?!
├ Zė i shterur
├ Mjaft! Para se...
├ Mė afėr Zotit
├ Besim, jo thjesht fjalė
├ Kur (s’)je armiqėsor!
├ Kujt i pengon Edukimi Hyjnor?!
├ Agjėrues pėr hir tė Zotit
├ O prindėr, dua tė shoh Zotin tim!
├ Agjėrimi thyes!
└ Mendime rreth predikimit tė fjalės sė bukur nė Shoqėrinė Shqiptare

 

Fjala e Zotit - Kur’ani

 

Fjala e Zotit. Njė libėr i lexueshėm. Kur'ani. Burim drite. Udhėzues. Udhėrrėfyes e drejtues drejt paqes sė vėrtetė. I lidhur mes vete. I pashkėputshėm. Pėrforcuese ndaj njėra-tjetrės. I plotė. Fjalė tė pėrkryera. Secila fjalė, nė thellėsi tė saj, mban mesazh tė qartė. Nuk mund tė lexohet pjesėrisht. Duhet tė lexohet nė tėrėsi. Aq mė tepėr lexohet, e aq mė tepėr gjurmon nė thellėsi tė tij, aq mė tepėr kupton, po edhe aq mė tepėr e kupton sa e paditur tė ėshtė vetja. Ėshtė si njė pasqyrė e vėrtetė. Tė bėn tė njohėsh vetveten, apo, sa pak e njeh vetveten.

Duke notuar me mendjen dhe ndjesitė tua, fillon tė shohėsh njė horizont tė gjerė tė dijes; e kur sheh njė oqean tė gjerė e tė thellė urtėsish, argumentesh, vlerash, gjurmė tė pastra e plotėsisht tė vėrteta e tė drejta, fillon tė mendosh, e sa mendimtar i sipėrfaqshėm, i paditur e i paaftė tė duket vetja. Sado qė tė jetė vetėdija jote, fjala e Zotit ėshtė komunikuese me ty. Nuk tė bėn tė ndihesh i ulėt apo i fyer. Por, vazhdon tė tė nxitė. Tė lėvizėsh. Mjafton tė mos jesh kokėfortė e kryelartė. Sepse, ndaj kėtyre, fjala e Zotit reagon fuqishėm, pėr aq sa ėshtė i fuqishėm dėmi i kėtyre vetive.

Libėr i gjerė. I mbushur pėrplot argumente. Pėr njerėz qė mendojnė. Mendojnė me durim e urtėsi. Kur lexon fjalėt e Zotit, jo vetėm njėherė e dy, por vazhdimisht e duke i pėrsėritė, vėren se, tė janė ngjallė ca ndjesish, qė kurrė mė parė s’i ke pėrjetuar. Gjendje mes shpresės dhe frikės, butėsisė dhe kėrcėnimit, mes pėrgėzimit dhe qortimit. Pėrderisa tė jep shpresė, tė ruan me frikė. Pėrderisa tė shfaqė butėsi, tė paralajmėron me kėrcėnim. Pėrderisa tė pėrgėzon, tė tėrheq vėmendjen me qortim. Gjendje qė tė mban tė vazhdosh, tė mos lodhesh, tė mos dorėzohesh. Drejt qetėsisė dhe paqes shpirtėrore.

Komunikues. Peshore. Ekuilibrim mes shpirtit, mendjes dhe trupit. Tė fton tė lexosh. Pastaj tė mendosh. E tė meditosh. Tė ngacmon arsyen, tė pėrmend gjurmė qė ngacmon intelektin, ndėrsa prek ndjenjat nėpėrmjet shembujve tė bukur, me urtėsi e mjeshtri! Para se tė rrėfejė njė ngjarje, tė pėrgatitė mendjen dhe psikikėn. Sikur tė ulė nė njė vend tė ngritur, qė tė shohėsh ngjarjen nė qartėsi tė plotė. Mė tė rėndėsishmet pėr ty tė rrėfen. Udhėrrėfyes i qartė dhe i drejtė. Lavdėron virtytin e mirė. Inkurajon tė mirėn. Urdhėron tė drejtėn. Ia mban anėn tė dobėtit, tė shtypurit. I butė ndaj tė varfrit, skamnorit, bonjakut. I dashur ndaj prindėrve, ndaj tė moshuarve, ndaj fėmijėve. Ndihmues ndaj atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi.

Libėr qė nuk nxitė urrejtje, por fton pėr falje e afri. Pėr ēdo gjė gjykon me drejtėsi. Drejtėsi e vėrtetė. Duke gjykuar, pastron e mėshiron. Pėrderisa nxitė pėr bamirėsi, tregon vlerėn e bamirėsisė. Dhe masėn e shpėrblimit. Bashkues i zemrave me dashuri. Afrues i mendimit me tolerancė e respekt. Nuk toleron dhunėn. Jo forcė. Nė paqe tė plotė. Edhe nė ēastet mė kritike tė urdhėron pėr durim e falje. Sepse duke duruar, e duke falur, arrihet ajo ēka nuk mund tė arrihet me forcė e dėmshpėrblim. Shėrues i zemrės. Kthjelltėsues i mendjes. Pastrues i tėrė qenies tėnde.

Ti ke nevojė tė lexosh kėtė libėr. Ty tė ėshtė shpallur. Fjala e Zotit e drejtė pėr ēdo njeri. Edhe pse mund tė jetė mohues e pėrgėnjeshtrues. Po edhe qoftė mėkatar. I padrejtė. Zoti, prej atributeve qė Vetes ia caktoi, Mėshirues, i Butė, Durimtar. Mėshiron krijesat e Veta. I Butė ndaj krijesave tė Tij, i duron padrejtėsive ndaj Tij. Tė jesh i sigurt, se, as ti nuk mund tė kėnaqesh sa kėnaqet Zoti qė tė krijoi, po iu drejtove Atij me pendim e lutje pėr udhėzim. Ke fjalėn e Tij. Njė lidhje mes teje dhe Zotit tėnd.  Zoti shpalli mirėsi ndaj teje. Pėrmbushi dhunti ndaj krijesės njeri. Tė mjafton t’i drejtohesh me lutje tė sinqertė. I bindur nė mėshirėn dhe drejtėsinė e Tij. Fjala e Zotit, premtim e vullnet i Tij.

Aty mblidhet e mira e kėsaj jete dhe jetės tjetėr. Mjafton tė kapėsh nė duar kėtė libėr me devotshmėri tė zemrės. Njė ngrohje dhe qetėsi lehtėsisht depėrton nė zemrėn tėnde. Do kesh ngacmime. Provokime. Por ti vazhdo. Tė lutem ngulmo! Mos e braktis. Ėshtė njė libėr qė ndriēoi kudo qė depėrtoi. Edhe pse tė tjerėt pėrpiqen tė ulin vlerėn e tij e tė shuajnė dritėn e tij e tė zbehin vlerėn e tij, tė jesh i sigurt se Zoti ėshtė Garantues i fjalės sė Tij, kurrė askush nuk mund tė cenojė atė. Me ngulm mbaje nė duar.

Tė jesh i sigurt se aty do tė gjesh atė qė tė ka munguar e tė mungon. Tė plotėson. Pėrgjigje pėr ēdo pyetje, zgjidhje pėr ēdo ēėshtje. Rrėfyes i vėrtetė e udhėzues i drejtė pėrjetė.

 

 

 

 

    ◄ Fillimi

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

 

 

   © WWW.ZGJIM.ORG   Kontakt:  zeriizgjimit@gmail.com