|
Ata qė lexojnė. Dhe ata qė nuk lexojnė sjanė tė barabartė.
Lexues, kush si lexon veē syri, por mendja bashkė me zemrėn.
Mbrapa krijimit tė njeriut fshihet njė botė e madhe. Atė botė nuk
mund ta lexojė gjithsecili. E lexojnė kush ndjek mėsimet e Atij qė
krijoi atė botė. Njeriu qenie e vetėdijshme, ngacmimet e para i
merr nga bota e jashtme. Ajo botė, nė tė ardhmen, mund ta bėjė tė
vetėdijshėm edhe ndaj sė brendshmes. Hapėsira qiellore ėshtė njė
libėr i hapur pėr tė zotėt e mendjes; pėr ata qė mendojnė, e
mendojnė ata qė natyrshmėria su shtrembėrohet. Kush lexon por,
skupton, ėshtė njė sy nė njė mendje e zemėr tė ngushtė.
Intelekti ėshtė dhuratė hyjnore. Arsyeja ėshtė ajo qė hulumton,
krahason, analizon; kėrkon shpjegimin e asaj qė kapin shqisat.
Ndėrsa, zemra ajo qė nxitė. Njė zemėr e shqetėsuar, ėshtė ajo
zemėr e materializuar. Zemra ėshtė e thirrur tė stimulojė kėrkesėn
pėr njė botė tė paprekshme, edhe pse ndijimet shqisore shpeshherė
sikur shpijnė tek njė botė pėrtej perceptimeve ndijore. Nxėnėsit
tė diturisė i duhet njė dritė, qė nuk shuhet e qė nuk e lėvizin
erėrat. Tė jetė e qėndrueshme dhe gjithėpėrfshirėse. Kush
intelekti i tij nuk e shpie nė rrugėn e Paqes, ėshtė nxėnės i
diturisė pa dritė nė sy, e sy pa mendje e zemėr.
Vullneti pėr tė njohur, nuk mund tė burojė prej njė zemre tė
ngurtė e tė vdekur; e as prej njė arsyeje tė mbyllur brenda mureve
tė lakmisė materialiste. Dėshirėn e ndez dhe e shuan qėllimi i
mėsymjes. Po qe njė pikė e largėt, derisa tė arrijė atė, hapen
shtigje tė ndryshme tė njohjes. Por, ashtu siē ėshtė e furishme
euforia kur lakmisė i mėsyhet, shpėrthen dhe ndalon, nuk tejkalon
hapėsirėn, e cila mbulon vetėm vetveten e tij, e ajo pikė ėshtė e
afėrt, sprek as edhe njė shteg tė njohjes! Kur njeriu tė vėrtetėn
e botės shpirtėrore mbulon, ndėrsa, anėn fizike; lakminė
afatshkurtre, tė pėrkohshme dhe tė kufizuar, admiron dhe rob i saj
bėhet. Jo, sjanė tė barabartė ata qė me zemėr lexojnė (e zemrat e
tyre janė tė gjalla) dhe ata qė zemrat i kanė tė vdekura, e leximi
i tyre ėshtė njė epsh i gjallė.
|