|
Agjėrim. Detyrim! Nuk po merr vesh barku e
epshi. Tkurrje! Nuk po afatizon dot lakminė e pasionet. Erdhi
koha, koha e sundimit dhe mbizotėrimit. Kur shpirti lufton kundėr
trupit, ndėrgjegjja kundėr epshit, besimi kundėr mosbesimit, kur e
mira forcohet me pėrforcues, ndėrsa e keqja dobėsohet e dorėzohet.
Zgjohu, erdhi koha, kur lutja pranohet, kur pėrpjekja ndihmohet, e
kur djalli i mallkuar nė pranga vihet! Ai ėshtė muaji, nė tė cilin
shenjat e rrugės sė paqes bėhen mė tė qarta se asnjėherė tjetėr.
Atėherė kur ti gjykon me sytė e zemrės e tė mendjes sė shėndoshė.
Kur trupit i thuhet Ngrysu!, ndėrsa zemrės e mendjes i thuhet
Gdhihu!. Koha kur bojkoton nga mėngjesi gjer nė mbrėmje
kėnaqėsitė e pėrkohshme tė kėsaj jete. Atėherė kur, bojkoton edhe
cytjet e tė keqes dhe tė kėqijve.
Zgjohu, sepse erdhi koha e pėrpjekjes; pėrpjekje e mundimshme, ama
do korrėsh qetėsi nė shpirt e nė zemėr, virtyt e mendje tė
kthjellur. Nė kėtė muaj tė bekuar ke mundėsinė e zgjedhjes. Po nė
kėtė muaj ke mundėsinė ti shohėsh gjėrat drejtė e pastėr. Sepse,
je mė pak i cytur nga epshi e lakmia, qė sytė e zemrės e arsyen e
shėndoshė i ka turbulluar.
Koha kur u nda e kota prej tė vėrtetės; u sqarua e drejta, e
pastra dhe e bukura. E vėrteta, komunikata hyjnore, e cila tė
mėsoi sesi tė bėsh jetė tė ndershme, sesi tė fitosh tė dy jetėt nė
paqe e mirėsi tė plotė. Urdhėr madhėshtor prej Zotit tė qiejve e
tė tokės: Leximi. Duhet tė lexosh, tė mėsosh e tė mendosh. Mė
tepėr se asnjėherė tjetėr. Tė zėsh hapin e kohės. Lexo argumentet
qė mbartė brenda vetes. Mėso pėr rrugėn e Zotit. Mendo pėr
madhėshtinė e krijimit. E pastra, pastėrtia fizike, mendore e
shpirtėrore. E bukura, falja, durimi e mėshira.
Zgjohu, se zgjimi i sinqertė me mbrėmjen e parė tė kėtij muaji, tė
bėn tė zgjuar deri nė ditėn e Llogarisė. Ėshtė pėrmbushur dhuntia
e Zotit ndaj qenies njerėzore. Ėshtė pėrsosur mėsimi pėr edukatėn.
Ske pse arsyetohesh; sduam tė vazhdojmė nė gjumin e dėshpėrimit.
Pėrballja me krizat dhe pengesat ėshtė rrugėdalja e vetme.
Pa sprova e telashe nuk ka njeri nė fytyrė tė tokės! Mos e mendo
veten tė vetėm nė udhėkryq tė hutuar. Bashkė me ty ka plot tė
tjerė. Ky muaj duhet tė na bėjė tė njohim sprovat dhe telashet e
njėri-tjetrit; meqenėse pesė takimet brenda 24 orėve su arrit, le
tė arrihet duke ngrėnė syfyr e iftar, e duke bėrė adhurim gjatė
mbrėmjes, e duke vizituar xhamish e miqsh.
|