|
Det i rrėmbyeshėm. Erė e ftohtė. Frymė e furishme. Tundues nė
midis tė detit tė hapur. Herė djathtas, shpresa kur sheh brigjet.
Herė majtas, frika nga pėrplasja. Pėrpara, njė rrugė e gjatė. Atje
larg, ku gjurmė ska mė. Mbrapa, njė udhėtim pa mbarim, pėrpara
duke lundruar. Njė zjarr i largėt. Ishte dielli qė po perėndonte.
Thellėsi. Errėsirė palė-palė. Mbetje. Nė barkė. Deti, kur frikėn
tė ndjell, njė shpresė tė lind. Mes sė djeshmes dhe tė nesėrmes,
frikė qė nuk zgjon, e shpresė qė lakminė sta vdes!
Ēbėhet! Ēfarė po ndodh me atė udhėtar, nė midis tė detit i
ngecur! Nuk ėshtė prej atyre qė ka guxim tė kthehet. Jo, guximi
pėr tė ndryshoi kuptim. Kjo ėshtė sakrifica, apo harrove kur
trimėrisht e me dashuri pėr tė flisje! Qėndrueshmėria nuk tė le tė
hidhesh. Ske frikė nga ajo ēfarė mban deti nė gjir tė tij. Jo,
frika nuk ekziston pėr atė qė fytyra e tij ėshtė drejtuar. Njė
drejtim qė spret faqe tjetėr qielli. Jo, nuk pret mė vijė tė
murrmėt. Kur qielli prej detit ndahet. Qielli pėr tė ėshtė strehė.
E uji lundrues nė horizont pėrplot gjurmė.
Po tundohet. Po shtrembėrohet. Po lėvizė nė anė tė panjohura. Po
anon. Ēu bė! Shpėtim, kur brigjet tė prekin trupin me shpirt tė
ngritur nė qiell, apo kur njė dritė e kuqėrremtė tė drejton
rrugėn, aq mė tepėr i afrohesh, shkėlqimi i saj nė sosje sikur
prej detit gėlltitet. Gjė qė flet e ti ndaj tė folurės sė saj i
shurdhėt. O ēpret kur edhe gjėsė qė soset gojė njeriu do ti
vihet! Lėvize apo ndalove, po tė pret njė fund me fillim tė
pasosur.
Barkė e humbur, apo njeri i pavendosur! Ēdo valė deti, njė rėnkim
prej zemrės kumbon. Kėmbėt tua tokėn ende spo prekin. Je nė njė
horizont tė hapur, pa shtylla qė duken. Ty tė lundrojnė, ti spo
lundron. Barkė e det i zemėruar. Jo, zemėr e trullosur me shpirt
tė plogėsht. E pėrbiruar, pafundėsi hutese. Vrimė e zezė, nga
pikat e detit barkėn po tė rėndojnė. Mos zemra ėshtė mbushur me
atė ujė tė njelmėt, i kriposur, pikat e zeza pėr ti flak,
pasardhės tė paditurisė, epshit e lakmisė. Apo, barka do fundoset!
Gėlltitje e pakthyeshme. Edhe sikur gishti yt tregues tė
dėshmonte!
Stė bėn dobi vija e murrmėt, kur qielli prej detit ndahet, nėse
shpirti nė trup e nėnshtruar ndaj Krijuesit tė vet nuk kthehet.
Ėshtė kthyer, por tokės, adhurues e nėnshtruar asaj e ribėrė. Aq
mė shumė kupa qiellore po zgjerohet, aq mė shumė shpirti yt po
ngushtohet! Zgjohu, para se qielli prej detit tė ndahet. Para se
qielli strehė, i vrenjtur kundėr teje tė bėhet! Para se erėrat e
furishme prej brigjeve tė tė largojnė. Para se barka prej
tundimeve nė thellėsitė e detit tė tė zhyt!
|