|
Pėrgjigjjuni thirrjes sė Zotit tuaj para se
tė vijė njė ditė, qė Allahu nuk e kthen mė (pasi ta ketė caktuar).
Atė ditė ju nuk do tė gjeni strehim dhe as nuk do tė mund t'i
mohoni (mėkatet). [Kuran, 42:47]
Allahu thėrret tė mos mbani inat e
hidhėrim me njėri-tjetrin; tė mos keni xhelozi e urrejtje ndaj
njėri-tjetrit; tė doni pėr tjetrin atė qė doni pėr veten; tė ruani
nderin e njėri-tjetrit; tė jeni tė lidhur fortė, e tė bėheni
bashkė, sikur njė mur i hekurt...
Allahu thėrret tė mos adhuroni askėnd
e asgjė pėrveē Tij!
Para se tė takoj vdekjen! Mjaft, nuk mund durohet mė ndarja e
pėrēarja e zemrave. Ėshtė rėnduar ndėrgjegjja, se mban dot nė
zemėr pikėn e zezė tė hidhėrimit, tė urrejtjes e tė zilisė. Mjaft,
mendjemadhėsisė. Deri kur tė lihen zbrazėtira mes rreshtave nė
namaz! Deri kur tė ndahen kraharorėt, kur me fytyra bashkė kiblės
i drejtohemi! Mjaft, paditurisė, e pėrtacisė. Tė mbyllet mulliri i
injorancės dhe kokėfortėsisė. Tė hapen zemrat me dritėn e
udhėzimit tė drejtė. Tė zgjerohen kraharorėt me dritėn e diturisė
sė pastėr!
Para se tė takoj Zotin tim! Mjaft, si tė mos kihet frikė pėr atė
takim, gjyq madhėshtor! Ēfarė do i themi Zotit tonė?! Ēu bė me
besatimin qė i dhamė se, do jemi besimtarė tė devotshėm e tė
denjė, e sdo adhurojmė pėrveē Zotit, tė Vetmit dhe tė Pashoq?!
Ai, i Gjithėmėshirshmi, urdhėron afrinė e kapjen pėr litarin qė
sshkėputet, e ai litar, fijet e tė cilit janė qėndresa e
pėrkushtimi; durimi e butėsia; falja e dashuria; bamirėsia e
respekti! Mjaft, deri kur radhėt tona tė jenė tė shkėputura, e
hapat tonė tė mos ngjiten para e mbrapa, e djathtas e majtas, kur
ne njė rrugė themi se kemi zgjedhur!
Para se tė merrem nė llogari! Mjaft, kur bėj ndonjė padrejtėsi,
pse tė mos pendohem e tė pėrmirėsohem! Kur tjetrit i shkaktoj
shqetėsim e mėrzi, e pse tė mos i kėrkoj falje e ti them se sa
shumė e dua pėr hir tė Atij qė nė zemrat tona vendosi qetėsinė e
paqen, dashurinė e mirėsinė! A mos vallė, kur nė llogari tė
merremi, ne do kėrkojmė tė ndarė edhe nė Xhenetet e Zotit tonė tė
jemi?! E kush na bėri tė harrojmė, se, lidhja e afria jonė, na
bėjnė qė mėshirėn e Zotit tonė ta meritojmė?!
Para se nga zemra ime tė shpėrngulet udhėzimi i drejtė! Mjaft, e
pse tė mos braktis atė qė thėrret Zoti ynė tė braktiset?! Tė
luftoj kundėr vetvetes lakmitare, e tė luftoj kundėr vetvetes
ndjellėse e tė keqes, e tė luftoj kundėr vetvetes injorante e
naive, e tė luftoj kundėr vetvetes mendjemadhe, kokėforte e
fodulle. Deri kur, mos po pritet krisma madhėshtore, ēarja e
tokės, dridhja e fuqishme, shkrirja e kodrave! Ēfarė ėshtė duke u
pritur, a nuk janė shpartalluar radhėt tona, a nuk ėshtė ndarė
mendimi e zemra jonė, e as sjemi bėrė kafshatė e ērregulluesve tė
tokės?!
Para se tė jetė vonė! Para se fryma jonė tė ndalojė. Para se
shpirti tė merret. Para se urrejtja e xhelozia tė na kaplojė
tėrėsisht. Para se mendjemadhėsia e kokėfortėsia robėr tė djallit
tė mallkuar tė na bėjė! Para se prej mėshirės sė Zotit tonė,
Allahut Mėshirėplotė, tė largohemi!!!
O Allah, na pėrudhė, na pėrforco nė rrugėn Tėnde, na i zgjero
kraharorėt tanė, na bėj tė duam atė qė do Ti, e tė urrejmė atė qė
na largon nga kėnaqėsia Jote!
|