|
Mė afėr Zotit |
|
Kjo tė
qetėson! |
Edhe vetėm njė pikė loti me dashuri ndaj Zotit, mėshirohesh e
falesh, e kodrat para teje bėhen tė rrafshėta. Mė pranė mėshirės,
edhe kur njerėzit tė largojnė e tė urrejnė. Kur me inat e urrejtje
tė shikojnė, ty tė mjafton qė Zotin e ke afėr, nėse me pendim tė
sinqertė i kthehesh. Njerėzit janė tė ngutshėm, ata mund tė jenė
tė mangėt nė dituri e tė sėmurė nė zemra, tė gjykojnė e tė fyejnė,
por tė mjafton qė Allahu ėshtė Gjykuesi mė i drejtė, tė mjafton,
Ai ėshtė Durimtar e i Butė. Pėrpiqu tiu shmangesh mendjeve e
zemrave tė sėmura, ti afroju Zotit tėnd!
Mos kėrko prej njerėzve dashuri e paqe. Ata mund tė jenė tė
vrazhdėt, tė ashpėr, inatēor, e dashakeqės, ty tė mjafton qė ke
Zotin afėr, i Dashur e i Mėshirshėm. Mjafton qė tia mbėshtetėsh
ēėshtjet e tua, e tė mos shpresosh prej askujt veēse prej Zotit
tėnd. Ata mund tė thonė qė janė adhurues tė Zotit, Atė Zot qė ti e
beson, por mund tė mos i kenė ikur kurtheve tė djallit tė
mallkuar, e janė mbushur plot urrejtje e xhelozi. E tė jenė
kryelartė e kokėfortė, ndėrsa duke e menduar veten e tyre tė
drejtė e tė pastėr, e ty zemrėn ta thyejnė e tė shqetėsojnė; por
ti falėndero e lartmadhėro Zotin tėnd, Atė e ke afėr!
Qėndro sa mė afėr Zotit, edhe kur shpifjet ndaj teje tė rėndojnė
zemrėn e tė shqetėsojnė shpirtin; ty tė mjafton Zoti, Atij i takon
sundimi mbi ēdo send, fjalėt ende pa dalė prej gjuhėve tė tyre,
ishin nė dijeninė e Zotit tėnd, pėr ty mund tė ketė pėrgatitur
shpėrblime tė mėdha; kur sprovohesh, forcohesh, e je mė afėr Zotit
tėnd. Ti nė sytė e njerėzve mund tė jesh i ulėt, mund tė jesh i
pavlerė, por pėrderisa ti i je nėnshtruar vullnetit tė Zotit tėnd,
e pėrderisa ti pėrpiqesh me aftėsitė dhe mundėsitė e tua pėr tu
bėrė adhurues i denjė e i devotshėm ndaj Tij, tė mjafton qė je
gjithnjė e mė afėr Zotit tėnd!
Afėr Zotit, nė anėn e djathtė tė Arshit. Froni i pushtetit tė tė
Gjithėpushtetshmit! Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm. Ti kapu pėr fjalėn
e Tij. Nė ditėn e Llahtarshme, kur njerėzit tmerri e trishtimi ka
pėr ti kapluar, ti i qetė e i dashur tek Sundimtari i Vėrtetė ke
pėr tu prehur. A je ti ai qė do dhe urren ndaj tė tjerėve atė qė
do dhe urren pėr veten! A je ti ai qė e pėrmban veten nė hidhėrim
e zemėrim! A je ti ai qė kur shkelet nderi i besimtarit e ndihmon
e nuk heshtė! A je ti ai qė e shpėrndan paqen e mirėsinė,
respektin e dashurinė! A je ti ai qė respekton prindėrit e vet,
ėshtė i butė ndaj tė moshuarve e i mėshirshėm ndaj tė vegjėlve! A
je ti ai qė respekton fqinjin! A je ti ai qė i ndihmon tė varfrit
e nevojtarėt fshehurazi e haptazi! A je ti ai qė mbron nderin e
pasurinė e tė tjerėve!
Vėrtetė prehje e qetėsi pėr adhuruesit e devotshėm ndaj Zotit tė
tyre! Atė ditė, kur vepra flet. Kur gjymtyrėve tė trupit u jepet e
folura. Kur besimtarėt e Sinqertė nėn hijen e Fronit tė Zotit tė
tyre strehohen! Ke Zotin afėr, tė mjafton Atij ti dorėzohesh,
prej Tij ndihmė e mbrojtje tė kėrkosh! Stė vyen fjala e mendimi,
e as ngushėllimi e admirimi i njerėzve. Ēdo gjė ėshtė nevojtare
pėr Krijuesin e ēdo gjėje, Allahun e Gjithėpushtetshėm! Tė kesh
besim, fuqinė e udhėzimit tė drejtė, e cila buron prej njė zemre
tė zgjuar e arsye tė shėndoshė; njė bindje e fortė dhe e
palėkundur, e cila lėvizė jo vetėm gjymtyrėt e trupit, dėshmitare
nesėr, por edhe ndjenjat, edhe lėkurėn rrėqeth, kur Zotin e
pėrkujton e tė pėrkujtohet! Bindja ndaj Zotit, bindje e plotė. E
ke shumė afėr! Sinqeritet. Dėgjueshmėri e respekt; vepėr e zemrės.
Njerėzit nuk dinė ēmbajnė zemrat.
Tė jesh i dashur e i dhembshėm. I qėndrueshėm e guximtar. Kur
lotėt tė rrjedhin, e shpina tė pėrkulet, e kur fytyra nė tokė tė
bie, e buzėt tė dridhen, e gjuha tė lėvizė, kėnaqėsinė e Zotit
tėnd duke e kėrkuar; me pėrgjėrim e dashuri. Ata qė nė ēastin e
Tmerrit dhe Trishtimit, nuk frikėsohen e as nuk shqetėsohen!
Pjesė nga libri Mė afėr Zotit /Avni Tafili
|