|
Besim, thjesht fjalė, po su shijua, ėshtė e
thatė. Pak e kuptueshme. Pak e rėndėsishme. Edhe pse si fjalė
thuajse jep njė kuptim, por pak zemrėn mund tė ngrohė, e pak mund
tė gjallėrojė. Si njė formulė, po su provua lėnda, ngelet thjesht
fjalė. Numra. Po u provua lėnda si lėndė dhe ndihet e preket,
njihet e kuptohet. Uji, e shijojmė. Formula e saj nuk shijohet.
Uji, etjen na e shuan. Jo formula. Jo fjala. Ujė, po se provuam
etjen, po se provuam humbjen e tij, nuk i japim edhe aq rėndėsi.
Kur etja na kaplon, dhe e provojmė, pėshpėritim plot bindje pėr
rėndėsinė qė ka. Edhe gjumė, fjalė qė se shijojmė aq sa duhet,
veēse atėherė kur ndiejmė plogėshti tė thellė.
Bindja, njė provė. Njeriu duhet tė provojė qė tė besojė. Besimi
sfitohet duke polemizuar, e as duke lozur, e as duke u shtirė.
Kėrkohet njė provė. Edhe jo pa u sprovuar. Sprovė, kur tė mungon
malli e pasuria. Apo, kur prej teje kėrkohet diēka, e ti tė kesh
nevojė shumė pėr tė. Tė japėsh diēka, e tė jesh i bindur se sdo
humbasė. Ai qė i mbėshtetet Atij qė i beson. Dorėzues i ēėshtjeve
Atij qė i takon gjithēka. Provė e sprovė, duke provuar,
sprovohesh, aty fillon bindja tė zė fill, nėse pėrballesh me durim
e shpresė. Zemra fillon tė ndiejė. E mendja njėmend tė mendojė.
Plotėsisht i sigurt. I bindur ose i nėnshtruar. Kur ndien
ngrohtėsinė, ndien njė fije. Kur ndien qetėsinė, njė fije tjetėr.
Fije-fije, bėhet litarė. Litar i shtrėnguar, bindje e plotė.
Bindja sarrihet duke ushtruar forcė. E as symbyllas. Por, nė paqe
e qetėsi e me symprehtėsi. Kulmi i bindjes, kur zemra mbushet me
dritė. Forcim i mendjes, kur mbushet me arsye tė shėndosha. Di tė
kėrkojė argumentin dhe, zemra e hapur pranon atė. Udhėzimi ėshtė
ēėshtje hyjnore. Udhėzohet kush sinqerisht e kėrkon atė. Ėshtė
dritė, qė ndriēon mendjen e zemrėn. Hap kraharorin pėr tė pranuar
tė vėrtetėn. Ėshtė dhuratė. I jepet atyre qė e meritojnė.
Injoranca, armik i bindjes. E pabesimi, mbulues i sė vėrtetės.
Kėtu kryen njė punė tė vyeshme edhe padituria. Njeriu mė i prirė
tė bėhet i padrejtė, atėherė kur sdi tė dallojė tė drejtėn dhe tė
padrejtėn, tė mirėn dhe tė keqen. Ndėrsa, epshi e lakmia, prijnė
nė mbulimin e tė vėrtetės! Dituria ėshtė dritė e syve. Padituria
sjellė edhe pabesimin. Mendjelehtėve, kur u flitet pėr ndonjė
ēėshtje, bėhen sikur binden, e besojnė, por ėshtė vetėm fjalė
goje. Sepse, nė fakt janė tė pamend. Nuk mendojnė. Prandaj, dhe
janė tė paqėndrueshėm nė atė qė mendojnė, sepse sjanė tė bindur
edhe nė atė qė mendojnė. Janė e keqja e vetvetes. E familjes dhe
shoqėrisė. Su zihet besė. Pra, janė edhe tė pabesė.
Thirrja nė rrugėn e Paqes, bėhet nė paqe. Pa paqe shpirtėrore,
smund tė arrihet nė qetėsinė shpirtėrore. Disa kur flasin,
bėrtasin. Bėrtitma, shenjė e vetėdijes sė ulėt, shenjė e ngarkesės
emocionale mbi atė racionale. Kur ndjenja anon kundėr mendimit.
Mendja dhe zemra, shpirti ekuilibėr. Udhėzimi i drejtė, mban
peshore. Ndoshta, duke dashur me zhurmėn shurdhuese, jo
rrallėherė, synohet qė tjetrit ti topitet mendja, e tė bindet. E
mendjet e topitura, janė mendjet e ngatėrruara. Nuk dallojnė dot
mendimet. Veprojnė pavetėdije, pa pėrqendrim, pa synim tė qartė;
spontanisht. Dhe, janė emocional. Aty binden, aty pėr aty,
harrojnė se pėr ēfarė janė bindur. Bindje e mbushur me forcė, me
zhurmė. Jo me zė tė lehtė, tė arsyeshėm, e valė-valė; gradualisht.
Por, me forcė e me dhunė. E nė bindje, nuk lejohet tė ushtrohet
dhunė. Ajo duhet tė arrihet nė paqe.
Besimi, jo fjalė qė thjesht e thotė gjuha. E as diēka qė mund tė
shtyhet nga forca. Dėshmia, formulė, por atė vetėm njė zemėr e
nėnshtruar dhe mendje e bindur, mund ta shprehė drejtė. Zemra e
nėnshtruar dhe mendja e bindur, ėshtė njė shpirt i qetė dhe i
siguruar. Po kėta janė besimtarėt; nė zemra, nė mendje e nė fjalė,
e nė vepra.
Zoti na bėftė prej atyre qė dėshmojnė me zemra tė nėnshtruara e me
mendje tė bindura; prej besimtarėve tė sinqertė!
|