|
Kundėr Zotit je. Nuk tė mėshiron as fjala e bukur e as frytet e
saj. Po as pasuria, lėmoshė kur jep. Nė kundėrti me thelbin e
besimit nė Zot! Zoti si do ata qė nxisin dhunė e urrejtje. Dėnon
armiqėsinė. Mbi parimin e tolerancės dhe mirėkuptimit ėshtė i
ngritur besimi nė Zot. Me dashuri e respekt ndaj krijesave, duhet
e respektohet Krijuesi i krijesave. I dashuri, i Buti,
Paqedhėnėsi, ėshtė Zoti i njeriut dhe i botės pėrreth.
Tė
jesh nė rrugė tė Zotit, e tė jesh armiqėsor, nuk je nė rrugė tė
drejtė. Zbehje e ftohje e kraharorėve, kur zemra prej armiqėsisė
tkurret. Gjuha e besimdrejtit, zemra e tij, mė e dashur pėr tė
guri nė gojė, e zemra e ndalur, sesa gjuha shpėrndarėse e zjarrit,
e zemra, burues armiqėsie. Tė mos jesh armiqėsor, tė jesh
durimtar. Me durim shuhen mosmarrėveshjet, rrafshohen kodrat e
keqkuptimeve, duke adhuruar Zotin, Mbikėqyrės e i Gjithėdijshėm.
Gjaknxehtėsia, nxitimi, pakujdesia, ashpėrsia, vrazhdėsia, dritare
tė djajve tė mallkuar nė kraharorėt e njerėzve. Ndalo, pėrmbahu nė
zemėrim, ke arritur shkallė tė lartė besimi! Duro, mos nxito, ke
arritur dashurinė e Zotit tėnd, pastaj tė krijesave tė Tij. Mos ji
i ashpėr, i vrazhdė, duke qenė i kujdesshėm pėr fjalėn, edhe tė
asaj qė brenda zemrės tėnde ndien, ke pėr tė arritur shkallė tė
lartė devotshmėrie. Tė devotshėm, tė pėrmbajtur e tė ruajtur.
Armiqėsia, nė hapėsirė armiqėsore, kur dy zemra zjarrit i fryjnė
dhe shpėrndarės tė tij bėhen. Kur nervat ngrihen, kur zemra
trokitjet pėrshpejton, kur duart dridhen, duke pritur shpėrthim
hidhėrimi e zemėrimi, bindja ndaj Zotit zbehet. Hidhėrimi e
zemėrimi, kulmi dhe sulmi i fundit i armikut tė hapėt i njeriut.
Njė gjendje e jashtėzakonshme, kur as uji enėt e gjakut nuk ti
freskon, e as tė pėrkujtuarit e Zotit nuk tė qetėson, i rėnė nė
kurth tė djallit tė mallkuar.
Ruana Zot!
Rregullues, e drejtues, janė ata qė ndaj gjykimit tė Zotit janė tė
pėrkulur. Tė cilėt, Zotin e adhurojnė me pėrkushtim. Dinė tė ruhen
e tė ruajnė. Tė pėrmbahen e tė pėrmbajnė. Tė flasin, e tė mos
rėndojnė. Tė veprojnė, e tė mos dėmtojnė. Me gjuhė e zemėr tė
kujdesshme. Kur pa vetėdije armiqėsi shkaktojnė, pendohen, ndjesė
prej tė dėmtuarve kėrkojnė. Sepse, Zoti i tyre ėshtė i Drejtė e i
Urtė. Ēdo gjė ėshtė pronė e Tij. Gjykues i Vetėm ėshtė Zoti i
Gjithėpushtetshėm, Allahu i Madhėrishėm! Me gjykimin e Drejtė tė
Zotit, veprojnė me butėsi e urtėsi, e drejt gjykimit tė Zotit
njerėzimin drejtojnė.
Kėmbėngulėsia e pėrkushtimi nė rrugėn e drejtė, nuk tė detyron
ashpėrsinė, e as vrazhdėsinė. Por, tė urdhėron durim, e
vetėpėrmbajtje kur nė ambient armiqėsor ndodhesh. Armiqėsia,
armiqėsi tėrheq; dhembja dhembje, ashpėrsia ashpėrsi. Para se
zemra prej ashpėrsisė e vrazhdėsisė tė ngurtėsohet.
|