|
E ēdimė pėr agjėrimin?! Jo pse thjesht agjėrojmė. Nuk arrimė tė
kuptojmė, nėse rreth urtėsive tė tij thellė nuk meditojmė.
Agjėrim, jo thjesht njė betejė kundėr vetvetes lakmitare e tė
pangopur, jo thjesht njė luftė mes shpirtit dhe trupit, e jo
thjesht pėrballje mes mendjes dhe epshit, besėtytnisė e besimit tė
drejtė, por, edhe njė thyes, luftues nė vetvete kundėr monotonisė;
kur fyti ngulfatet, e mendja topitet, e zemra ngopet, e barku
hallakatet, e epshet qenien tundojnė; luftues nė vetvete kundėr
presionit tė pandryshueshmėrisė; pėrditshmėrisė mbytėse; luftues
nė vetvete kundėr depresionit dhe ēmendurisė sė pėrkohshme.
Tundues kundėr ēmendurisė sė pėrkohshme; ēmenduri, kur mendja
turbullohet e nuk di tė dallojė tė mirėn e tė keqen, kur dita dhe
nata i bėhet e njėjtė, kur e drejta dhe e padrejta pėr tė janė
njėlloj; atėherė kur truri thellė nė skėterrė tė pavetėdijes
futet! Thirret, i ēmenduri pėrgjigjet, por ėshtė i paaftė tė
veprojė; bėn gjeste tė pakontrolluara, bėn veprime tė
pavetėdijshme; kėshillohet, mrrolet me injorancė, qortohet,
buzėqesh me naivitet. Ēmenduri e pėrkohshme, smerr e as sjep as
besė e as fjalė, as vetes si vlen. Uri e etje, duke ndryshuar
zakonet e shprehitė, mendja ndryshon veprim; ndjesitė rreth vetes
e botės pėsojnė ndryshim, e ēmenduria e pėrkohshme fillon tė
luftohet deri nė kėndellje! Madhėshtia e syfyrit.
Monotoni, pėrditshmėri e zakonshme, e pėrsėritshme; sekondat,
minutat, ditėt e netėt, tė njėjta, tė zbrazėta, tė boshatisura, pa
pikė ndryshimi, pa pikė aktiviteti. Kur edhe vetja tė duket e
tepėrt. Kur ushqimi stė hahet. Lėngjet sikur duan prej trupit tė
tė gufojnė. E mendja e topitur prej llojeve tė ndryshme tė
ushqimeve nė lakmi e zhytur. E zemra, e shkreta zemėr; e
ngurtėsuar nga pėrgėnjeshtrimi i njėpasnjėshėm, e lodhur nga gjaku
i pėrzier me ujin e pistė. Kulmi i presionit tė pėrditshmėrisė;
plogėshti deri nė skaje. Pse tė jetohet, e pėr ēfarė dita e re tė
fillohet; ska ditė tė re pėr ty; je nė depresion. Hutesė.
Shkėnditė e para tė ditės sė re asgjė tė re spo tė sjellin. Je
mėrzitur. Je nė depresion. Je nė stres! E ēfaj ka rruga, ajo
ėshtė e gjerė; e ēfaj ka dita, ajo ėshtė e ndritshme; e ēfaj ka
nata, ajo ėshtė e qetė; e ēfaj ka jeta e njerėzia, kur ti rrugės
ecėn plot rrėmbim, e barkun duke mbushur, e sytė, zjarr duke marr
e duke dhėnė; ti je nė flakė; agjėrueshėm sje, ti sdi pse uri e
etje, jo, ti sdi nga se pėrbėhesh!
Ditė agjėrimi, kur me prarimin e diellit, ti fillon hajen dhe
pijen, thyen pėrditshmėrinė; thyen monotoninė. Fillon njė mbrėmje
e re, ndryshe. Trupi kėndellet; oreks e ėndje. Tė pėrshkon njė
ndjenjė e ngrohtė kėnaqėsie, qė as agjėruesi vetė shprehjen dot
sia gjen. Pėrjetim i rrallė. Por kėtė se shijojnė veēse ata qė
tėrė ditėn agjėrojnė, nga agimi deri nė perėndim tė diellit.
Iftari, ēasti i thyerjes sė monotonisė, thyes nė mes i
depresionit; zemra e mendja me pikėn e ujit kur pihet, e me hurmėn
kur hahet, zbrazė stresin e mbledhur. Kur mbushesh plot gėzim,
plot hare, plot ndjenja kėnaqėsie, ska vend pėr monotoni,
depresion e stres. Madhėshtia e iftarit.
|