Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

“Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!”

-  [ Kur’an, 39:12 ]   

   Le tė jehojnė fjalėt: O zgjim o fjalė tjetėr s'ka!

                                     

      Zėri i Zgjimit

                                                                         GUXIM. VENDOSMĖRI. VAZHDIMĖSI.

              Duke u gdhendur ndėrgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalė tjetėr s’ka!

                  [ Zgjohu ]   [ Ndrysho ]   [ Pėrmirėsohu ]   [ Pėrballu ]   [ Armiku yt ]   [ Suksesi yt ]   [ Deri kur ]

          Shkurt, thjesht dhe qartė!

               Artikujt:  El-Fitnetu | Artikujt e fundit

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

            Zėri i Arsyes - oazė pėr ndryshim e pėrmirėsim

 

Artikujt e fundit    -    AGJĖRIMI, THYES

Shoqėria kur s'lexon
Krisma e shpresave tė kota
Kur dėshira nuk vepron!
Rinia mes sė shkuarės dhe sė ardhmes
Fjala e Zotit - Kur'ani
Tė lexosh me zemėr tė gjallė
Muslimani
Zgjohu, erdhi koha
Zgjohu, koha e sprovave
Zgjohu, Zoti yt gjykoi
Zgjohu para se qielli prej detit tė ndahet
Njeriu, ē'pret?!
Njeriu, ē'po bėn?!
Zė i shterur
Mjaft! Para se...
Mė afėr Zotit
Besim, jo thjesht fjalė
Kur (s') je armiqėsor!
Kujt i pengon Edukimi Hyjnor?!
├ Agjėrues pėr hir tė Zotit
├ O prindėr, dua tė shoh Zotin tim!
├ Agjėrimi thyes!
└ Mendime rreth predikimit tė fjalės sė bukur nė Shoqėrinė Shqiptare

 

Mendime rreth predikimit

Mendime se si tė predikohet fjala e bukur nė Shoqėrinė Shqiptare

Kokėfortėsia nuk zbutet me kokėfortėsi. Padituria mundet me urtėsi. Ti thirr me butėsi dhe urtėsi. Thirrni nė Islam! Prediko besimin nė Zot. Shpėrndaje fjalėn e bukur. Njerėzimi pėr ty ka nevojė. Mė tepėr se kurrė. Jepni shpresė shtresės sė shtypur. Le ta dinė se drejtėsia do vihet nė vend. Ėshtė premtim hyjnor. Kėshilloni prindėrit e fėmijėve. Jepjuni vizion pėr tė ardhme tė ndritshme pėr fėmijėt e tyre. Mos lejoni qė me duart e tyre tė fundosin tė ardhmen e familjes. Predikoni duke pėrgėzuar jo duke tmerruar. Ji predikues me butėsi e mėshirė. Kur tė kthejnė shpinėn, mund tė mendosh se s’je dėgjuar; tė jesh i sigurt se fjalėt e tua kanė bėrė vend nė zemra. Tė paktėn, i bėn ballė luftės kundėr besimit dhe moralit.

Duro, do shohėsh frytin. Pėrkujdesu pėr bimėn. Tė tė mos brengos lufta e armiqve tė fjalės sė bukur; dėshtimi i tyre ėshtė i sigurt. Por, ji ti ai qė provon kėtė dėshtim. Thirrja jote le tė zgjerohet. Tė jesh thuajse i kudondodhur. Pranė pallatit, nė lagje, nė rrugė, nė oborre tė shkollave, nė librarish, nė zyra tė punės, nė ambiente familjare, shoqėrore. Nė organizime tė ndryshme. Edhe nė ndonjė lokal tė pėrshtatshėm pėr predikim. Derisa fjala e bukur tė shpėrndahet me fuqinė e erės. Ajo do pėrhapet, derisa tė hyjė nė ēdo shtėpi. Ji prej atyre qė bėjnė qė fjala e bukur tė hyjė nė shtėpitė e lagjes tėnde. Respekto prindėrit e tu. Sillu butė me gruan tėnde. Ji i urtė nė edukimin e fėmijėve tu. Sillu mirė me fqinjėt. Dėmi i tyre le tė shpaguhet me dhėnien e dobive nė jetėn e Pėrjetshme.

Shoqėrohu kohė pas kohe me fqinjėt e tu qė ke nė pallatin ku banon. Gradualisht. Mos tolero zbrazėtira ngulfatėse. Lėr hapėsirė. Organizo tė rinjtė e lagjes. Nėse jeton nė qytet, sė paku njė herė nė javėt nxit e motivo ikjen prej zhurmės dhe tollovisė, e daljen nė periferi tė qytetit. Gostit. Mos kurse. Por, mos e tepro. Ti siē je, vetėm, mund tė shpenzosh shumė e pak tė marrėsh. Nuk tė kėnaq. Kėnaqėsi kur nė fytyrat e njerėzve bėhesh shkaktar qė t’u vėsh buzėqeshjen. Dashurinė e mirėsinė. Nesėr, kur tė rinjtė me tė cilėt shoqėrohesh nė organizime, vetėdijesohen e ndėrgjegjėsohen, secili duke dhėnė diēka, mjafton, madje edhe tepron. Ji origjinal. Pėrpiqu tė vish me ide tė reja. Nėse thirrės tė tjerė organizojnė njė turne nė futboll, ti mundohu tė vish me njė formė mė ndryshe tė komunikimit dhe pėrafrimit.

Largohu nga polemikat sa mė shumė! Mos qėndro nė atė shoqėri qė nuk pėrkujtohet Zoti, mirėpo ti ndiko tek secili individualisht. Turma detyron mendim e rend. Merr njė fletore dhe bėji orar e program vetes nė predikim tė fjalės sė bukur. Mos vepro pa strategji. Me urtėsi, afatshkurta dhe afatgjata. Jo ēdo gjė arrihet brenda 24 orėve. Thjesht tė shoqėrohesh me fqinjin tėnd e tė pranohesh prej tij, mos e konsidero realizim tė thirrjes. Mund tė jetė shkallė e lėvizur drejt afrimit dhe pranimit tė thirrjes, por mund tė zhgėnjehesh dhe tė lėndohesh. Mos pretendo tė korrėsh veēse atė qė ke mbjellė. Tė mbjellurės i nevojitet pėrkujdes tė veēantė e tė vazhdueshėm.

Hapi dritaret avash-avash. Kije parasysh se ke tė bėsh me njė shoqėri tė pėrgjumur. Humnerė e thirrjes tėnde ėshtė pėrshpejtimi. Ji sa mė i qetė. Kur je i mėrzitur, vetmohu. Kėrko strehim tė Zoti yt. Mos i bė pjesė tė krizės tė tjerėt. Kėshillohu me tė vetėdijshėm e tė ndėrgjegjshėm. Mos iu hap gjithkujt. Nėse ndonjė tė bėrtet, po ia ktheve me butėsi, e jo vetėm njėherė, ke fituar bashkė me tė. Le ta kuptojė se ti s’je ndėshkues i tij, s’je hakmarrės, por je bamirės, kėtė qė po bėn pėr tė, sjelljet tua e morali yt, ėshtė edukatė, mėsim, po edhe pėrgjegjėsi ndaj Krijuesit tė ēdo gjėje. Ti vazhdimisht insisto me butėsi e menēuri pėr tė pastruar tė mbeturat e ndikimit tė sė keqes tek ta. Bota e brendshme di tė komunikojė me botėn e brendshme tė tjetrit; reflekto dėlirėsinė e shpirtmirėsinė. E ke dėgjuar frazėn: fjala prej zemre depėrton nė zemra.

Mos iu shmang njerėzve. Rri pranė tyre. Mos u bė qortues i ashpėr qė njerėzit tė mos bezdisen prej teje. Mos ngushto, e as mos zgjero. Mbaje njė mes. Mos nėnēmo atė qė mbiēmojnė. Mos ēndero atė qė nderojnė. Ti s’je i thirrur tė merresh me thashetheme. Ke njė mision me mesazh tė qartė: tė ftosh njerėzit tė njohin vetveten. Duke i bėrė mė tė vėmendshėm ndaj vetvetes, ua ngacmon mendimin dhe ndėrgjegjen. Duroi, mos u bė prej tyre, bėji vetvetja. Tė mendojnė tė pavarur. Shkallė-shkallė le tė flaket pėrgjithėsimi nė gjykime.

Pėrpiqu tė reflektosh. Mirėpo, mos u hiq si mbinjeri. Dhe s’je. Mos lėr tė mendohesh se je mė i miri prej tyre. Bėji tė ndihen plotėsues. Ke nevojė pėr tė tjerėt, qė, fjala e bukur e virtytet e larta tė ngadhėnjejnė. Fol, buzėqesh. Mos u demoralizo. Sot mbill njė fjalė tė ėmbėl, nesėr korr njė fryt tė ėmbėl. Sot mbjellė njė vepėr tė mirė, nesėr do e korrėsh atė. Tė jesh i sigurt se fjala e mirė e vepra e mirė pėrjetėsisht do tė tė shoqėrojnė.

Njė arė e mbushur me thera, nuk ėshtė si njė arė me barė tė njomė. Bėhu si uji e drita. Ujiti zemrat e thara, e ndriēo mendjet e brishta. Prano mė lehtė, e refuzo mė rėndė. Fal. Duro. Tolero. Ke nevojė edhe pėr guxim. Arrihet me durim. Durimi ėshtė ura drejt ngadhėnjimit. Po, ecė nėpėr thera. Hiqi me kujdes. Je nė njė shoqėri tė rrethuar e tė pėrbiruar nga armiq tė fjalės sė bukur. Ku luftohet nga ēdo cep dituria qė ēon tek e Vėrteta, tek Krijuesi. Gjatė thirrjes do ballafaqohesh edhe me njerėz qė janė vėnė nė shėrbim tė plotė tė epshit dhe lakmisė. Kėta nuk njohin rend e moral. Por, kujdes! Mos lejo tė bėhen shkas pėr hidhėrim e dėshpėrim. Sillu me menēuri e maturi.

Nuk ėshtė patjetėr tė kesh mbaruar shkollėn e teologjisė qė tė shpėrndash fjalėn e bukur. Vetė nevoja dhe pėrvoja tė bėn tė aftė pėr tė qenė predikues. Mos prediko i vetėm. “Hoxhallarėt” s’ju njohin! Ju respektoni ata. Jini tė afėrt me ta. Silluni me respekt. Mos kundėrshtoni vend e pavend. Bėhu shkak pėr t’u bashkuar minaret e thirrjes dhe tė predikimit. Mos u bė ndarės. Bėhu iniciator pėr gurin e themelit tė njė objekti tė thirrjes. Qoftė faltore apo leximore.

Nuk mund tė jesh thirrės e predikues pėrderisa je inatēor, ziliqar, mendjemadh e kokėfortė. Mos u kap pėr fjalėt e tė tjerėve. Mos u merr me tė thėna, tė pėrfolura e me bėma. Mos u merr me ē’thuhet nė medie e show-tv, e as ēfarė pėrfolet nėpėr institucione. Ti merru me njerėzit e lagjes. Me shokėt e punės. Me fqinjėt. Kur tė tjerėt, luftues tė fjalės sė bukur, flasin e bėrtasin, ti nė qetėsi vazhdo thirrjen e predikimin. Ata, armiqtė e tė mirės, duan tė tė ē’orientojnė, e tė bėhesh si ata nė sytė e shoqėrisė: zhurmues, polemizues e ngatėrrestarė.

Mos u bė prej atyre qė hidhen pas gurit tė hedhur. Le tė hedhet guri. Ata duan tė merresh me gurin. Tė ndalojė lėvizja e thirrjes. Provo metoda tė ndryshme. Mos ecė e as mos lėvizė pa pasur me vete tė paktėn dhjetė fletushka e dy-tri broshura. Duke pritur autobusin, taksinė, duke ndenjur nė ndonjė lokal. Gjithnjė mbaj ndonjė libėr, ruaje shikimin tėnd dhe mos bjerė pre e provokimeve. Zėr njė skaj tė njė rruge tė kalueshme, shpėrndaj fletushka e broshura. Mos rri skutave e skėterrave.

Tė jesh thirrės e predikues i denjė patjetėr duhet t’i kesh ose t’i pėrvetėsosh kėto cilėsi: tolerant por, drejtėsinė; i butė por, vendosmėrinė; i arsyeshėm por, mirėkuptimin; i hapur ndaj mendimit ndryshe por, korrektėsinė; i pastėr nga paragjykimet por, kėshillues. Kur tė kundėrpėrgjigjen, leri tė mbarojnė atė qė duan tė thonė; mos ua ndėrpre fjalėn, lejo tė shprehen.

Hapu e shfaqu. Thirrėsi dhe predikuesi vazhdimisht ėshtė nė lėvizje. Nuk rri i mbyllur nė shoqėrinė e vet. Nuk rri i mbyllur nė objektet e faljes apo tė thirrjes. Del nė rrugė. Shėtitet nė lagjen e vet. Vėshtron vendet ku shkojnė tė rinjtė, pėrpiqet t’ua ndėrpresė rrugėn me butėsi e urtėsi. Le tė dėgjohet zėri yt. Por jo bėrtitmė e zėnka. Formo njė shoqatė. Bashkėpuno me hoxhallarė. Mos i injoro tė vjetrit, e as mos i nėnēmo tė rinjtė, e mos i pėrulė tė vegjlit.

Duhet t’i lexosh mendimet e tjetrit. Tė kuptosh botėn e tjetrit. Depėrto paqėsisht nė brendi tė tij. Njihu me nevojat dhe problemet e tij. Pėrpiqu tė japėsh zgjidhje tė thjeshta dhe tė mundshme. Mos pretendo pėrtej mundėsive. Ji sa mė realist. Kurrsesi tendencioz. Bėhu hallk zinxhiri nė rrugėn drejt njohjes sė Zotit. Bėhu urė. Nėse ti je udhėzuar, ftesėn e tė tjerėve konsideroje shprehje tė falėnderimit ndaj Udhėzuesit, Zotit tė ēdo gjėje.

Thirr me vepra. Predikoi vetes para se t’u predikosh tė tjerėve. Thirrja e predikimi yt do ketė sukses vetėm nėse je: i afėrt me tė vjetrit; paqėsor me moshatarėt; i matur me injorantėt dhe naivėt; i mėshirshėm ndaj tė rinjve dhe fėmijėve. O thirrės! Bėj qė tė tjerėt tė jenė nė paqe e tė qetė nga gjuha e dora jote! Kėtu qėndron jeta dhe vdekja e veprimtarisė tėnde. Po porosis veten, madje edhe duke e fajėsuar atė, qė tė mos fajėsoj askėnd pėrpos vetes sime, kur herė i afrohem ngadhėnjimit e herė i largohem. Kjo sepse, ne s’kemi durim; ne bėhemi pre e kurtheve. Ndoshta edhe bėhemi edhe mė tė kėqij se ata, qė i thėrrasim e u predikojmė.

Tė thėrrasim veten para ēdo ēasti kur fillojmė tė thėrrasim tjetrin. T’i predikojmė vetes. Sa tė qortuar jemi, tė themi atė qė nuk e veprojmė. Tė paktėn tė ekzistojė pėrpjekja. Tėrė kohėn mund tė predikojmė kundėr urrejtjes, zilisė, inatit e mendjemadhėsisė, por a e pyesim veten: ē’bėhet me (ndoshta edhe shpesh) zemrat tona qė urrejnė, kanė zili, inat e mendjemadhėsi! Ne mund tė bėhemi “pengesė” nė thirrje e predikim, mund tė bėhemi mur kundėr pėrgjigjes e afrisė. Ndoshta nė vend se tė ndėrtojmė ura, ne i rrėnojmė ato; e jo qė jemi tė thirrur madje tė bėhemi vetė ne, ura. Pra, tė riparojmė veten njė herė, duke u kėshilluar me fjalė tė buta me njėri-tjetrin, e mė pas tė kėrkojmė riparim tek tė tjerėt.

Sakrifikim dhe vetėpėrmbajtje. Tė guxosh, jo tė tregosh trimėri duke ngritur zėrin, duke treguar muskujt, e duke bėrė fytyrė tė tmerrshme. Sakrifikim, tė pėrmbash veten kur tė tjerėt tė provokojnė, tė pėrmbahesh kur tė tjerėt tė hidhėrojnė. Pa vetėpėrmbajtje bėhesh njeri me paragjykime. Bėhesh rob i fjalės, e fjala shpėrndahet, e pale sa njeriut i bie nė qafė. Njė njeri edhe pse mund tė jetė i pandershėm, i pėlqen fjala e urtė, e butė, e i pėlqejnė sjelljet e bukura. E lėre mė njerėzit e ndershėm.

Falje e durim. Thirrėsi duhet tė jetė falės, tė jetė mė durimtar se ata, tė cilėve u predikon fjalė tė bukura. Kur falė paditurinė e tjetrit nė kundėrpėrgjigje, i jep shans thirrjes pėr tė predikuar dituri; kur duron sjelljen e keqe tė atij qė thėrret, i jep shans thirrjes pėr tė predikuar sjellje tė mirė. Tėrhiqu me maturi.

Mos thoni fjalė tė mėdha. Mos jepni premtime, qė nuk mund t'i realizoni. Kursejeni ndopak tė vėrtetėn, sepse mund tė mos pėrfillet, madje as nga ju. Reflektoni sa i pėrmbaheni! Mos fshihni, por jepeni gradualisht. Mos u kreno pėrtej mundėsive. Ėshtė shumė e rėndėsishme kur tė pėrgėzoni, ndopak edhe tė qortoni. Njeriut qė ka mall e pasuri mos i flisni pėr pastrimin e pasurisė, tek ai do ndikonte pėrkujtimi i ringjalljes. Jeta e Pėrtejme. Le t'i ndiejė kufijtė. Njeriut tė varfėr, tė verbrit, tė shurdhit. Le ta ndiejė gjerėsinė.

Mos bėni dallime ndaj njerėzve. S’ka kriter pėr atė qė thirret veēse kur ėshtė kapluar nga imoraliteti, dehja e injoranca e thellė. Atėherė mund tė mendohet koha dhe vendi i pėrshtatshėm. Ndonjė mund tė jetė nė sytė tanė njeriu mė i keq. Mos hulumtoni ēfarė mbajnė kraharorėt; ėshtė bėrė e qartė, se, vetėm Zoti di se ē’mbajnė kraharorėt. Sa mė larg paragjykimeve, sa mė larg! Njė i varfėr nė sytė tanė ndoshta mund tė jetė mė i dobishėm sesa njė i pasur (nė sytė tanė). Mos t’ju bėj pėrshtypje mėnyra se si vishet, si flet, si ecėn. Ku rri e me kė shoqėrohet. Ju thirrni kėdo. Pėrgjegjėsia jote ėshtė tė ftosh nė mėnyrėn mė tė bukur, ndėrsa udhėzimi ėshtė ēėshtje e Zotit.

Kemi nevojė pėr thirrės, qė nuk pranojnė tė hipin nė njė veturė luksoze. Apo qė nuk veēojnė thirrjen nė njė shtėpi ku kulmon salltaneti. Kemi nevojė pėr thirrės qė refuzojnė ēdo tregti tė dunjasė. Nuk them tė mos kenė mbėshtetje financiare, por tė mos kenė para tė depozituara. Si mund tė predikojė e tė pėrfitojė zemra njė thirrės, kur pėrreth tė tė braktisurve, nga vapa e nxehtėsisė, mbrohen nėn ēati objektesh, kalon me veturė luksoze e me ajėr tė klimatizuar! Pėrfytyro sikur tė kalonte njė predikues pranė njerėzve tė mbuluar nga djersėt nė shkretėtirėn e gjerė, e tė kalonte madje me ujė nė gastare e me deve tė shtrenjtė! Ky “predikues” sado i ndershėm tė jetė, nė zemrėn e kėtyre urrehet. Predikuesi duhet tė ushqehet mė sė paku, tė vishet mė sė lehti, tė jetė mė i thjeshti. Karakteri shqiptar ėshtė karakter kundėrshtues ndaj ēdo gjėje qė e bėn tė ndihet i pėrjashtuar. Nuk e pranon padrejtėsinė sociale. Edhe pse shumė duron. E urren mendjemadhėsinė, edhe pse vetė mund tė jetė mendjemadh. E urren kokėfortėsinė, edhe pse vetė mund tė jetė kokėfortė.

Dhembshuri e dashuri. Zemra e thirrėsit duhet tė jetė e dhimbshme. Tė dojė sinqerisht qė tjetri tė gjejė paqen e tė prehet me shpalljen hyjnore. Zbardhja e tė vėrtetės ndaj tė thirrurit tė jetė mė e dashur se ēdo gjė tjetėr pas dashurisė ndaj Zotit dhe profetit tė Tij. Dhembshuri edhe kur fyhet. Arsyeton paaftėsinė e tjetrit pėr tė kuptuar thirrjen. Predikuesi lutet, nuk mallkon. Skajohet, pėr muri mbėshtetet duke thirrur Zotin e vet, nuk sprapset e as nuk ia kthen shpinėn tė thirrurve. Po edhe sikur asnjė tė tė mos pėrgjigjet, tė jesh plotėsisht i sigurt se thirrja jote pėrjetėsisht do mbetet nė kujtesėn e asaj shoqėrie; herėt a vonė, do pendohen dhe do i pėrgjigjen thirrjes turma-turma.

Mėso pėr tė kaluarėn dhe kulturėn e atij qė i predikon. Ėshtė me rėndėsi tė njihesh pėr sė afėrmi me pėrvojat e sė kaluarės sė tij, tė njihesh me mjedisin qė e rrethon; tė njohėsh paraardhėsit e tij, familjen e tij, tė jesh sa mė afėr botės sė tij. E kaluara dhe kultura ndikon edhe nė formimin mendor e psikik tė njė individi. E bėn atė qė ėshtė sot. Kėshtu, edhe metoda e thirrjes tėnde tė jetė sa mė e pėrshtatshme me botėn e tė menduarit tė tij. Mos pėrshtatja e dy botėve tė ndryshme sjellė konflikt, e konflikti shmangie e neveri. Nėse i thirruri flet pėr rėndėsinė e kohės, foli pėr vlerėn dhe pozitėn e saj nė fenė e Zotit. Nėse ėshtė punėtor banke, foli pėr sistemin bankar nė fenė e Zotit, duke ia pėrkujtuar shtresėn e varfėr, skamnorėt, tė braktisurit; reflektimet nė arsimim e edukim, nė etikė e lidhjet ndėr-familjare.

Thirr e prediko si shqiptar. Ēdo popull ka formim e tradita ndryshe nga populli tjetėr. Madje ēdo qytet e fshat ka rregulla e tradita ndryshe nga tjerėt. Shqiptarit duhet t’i flasėsh pėr gjerėsinė, tolerancėn e lirinė. Njihu me traditat e popullit. Historinė dhe mentalitetin. Karakterin dhe gjendjen shpirtėrore. Nė vendet urbane predikohet ndryshe nga vendet rurale. Tek tė vjetrit, ndryshe nga tek tė rinjtė. Tek tė pamartuarit ndryshe nga tek tė martuarit. Tek bujqit ndryshe nga tek ekonomistėt. Pėr secilėn shtresė lypset predikim i veēantė. Madje edhe secila stinė e vitit kėrkon metodė ndryshe. Tė vjetrit pėr familjen; tė riut pėr suksesin; tė martuarit pėr dashurinė; tė pamartuarit pėr moralin; bujkut pėr ujin e dritėn; ekonomistit pėr rėndėsinė e jetės; tė pasurit pėr gjerėsinė e qiejve; tė varfrit (skamnorit e tė braktisurit) pėr drejtėsinė sociale e bujarinė Islame. Nė stinėn e vapės e tė plazhit thirrja kundėr detit veēqė largon njerėzit; apo thirrja pėr t’u mbuluar gratė nė sezonin e plazheve. Pse tė mos u predikosh e t’ua kujtosh mirėsitė e Zotit tė shfaqura nė rėrė, det e diell. Duke thirrur nė ndėrgjegjėsim pėr keqpėrdorimin e kėtyre mirėsive.

Pėrgėzo por, mos e tepro. Qorto por, mos e tepro. Kur pėrgėzon, rri ulur. Kur qorton, rri mė sipėr tyre, qėndruar nė kėmbė apo hipur nė ndonjė tribunė. Afria, dashuri qė flakėron nga zemra, e lartėsia, frika nga dhembja. Sytė nguliti nė sytė e tė thirrurit. Lėvize kokėn me lehtėsi, jo me rrėmbim. Duart mos i bėj grusht kur predikon madhėshtinė, kur predikon mėshirėn e bujarinė hapi krahėt duke filluar nga kraharorėt. Mbylli sytė kohė-pas-kohe kur predikon dėlirėsi e shpirtgjerėsi. Mos qėndro i shtangur. Mos reago ndaj lėvizjeve qė bėhen nė mjedisin ku predikon. Rri qetė, por me qėndrim burrėror.

Shfrytėzo mjetet mė bashkėkohore. Jo duke e nėnshtruar thirrjen, por duke ia nėnshtruar thirrjes. Njihu me mentalitetin dhe trendin e kohės. Nėqoftėse nė shoqėri pėlqehet ndeja nė parqe, nėpėr lokale, bėj njė lokal, por me kritere Islame. Afro alternativė! Jepu mundėsinė e zgjedhjes. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e ēdo thirrėsi e predikuesi. Kėrkohet angazhim tė pėrbashkėt pėr tė afruar kushte, pėr tė afruar zgjedhjen. Njerėzit e thirrur duan rrugėzgjidhje, rrugė tė hapur pėrpara vetes. Ende nuk dinė pėr sakrificėn. Ti duhet tė sakrifikosh. Ti duhet t’ua mundėsosh ecjen nė rrugėn e Drejtė.

Organizo njė tubim, tribunė nė ndonjė lulishte. Kampingje! Jo rrallė e pėrmallė! Nėse i tėrheq mė tepėr shfaqja e njė programi edukativ nė ambient tė hapur, atėherė pse tė mos pėrdorėsh projektorė. Pėrgjigju me tė njėjtėn monedhė, por me fytyrė tė pastruar. Aty ku je, nxit pėr edukim e arsimim. Le tė jetė thirrja jote vazhdimisht pėr kėrkimin e diturisė. Dituria ėshtė gjė e shtrenjtė. Padituria ėshtė fillimi i konflikteve. Dituria fillesė e mirėkuptimit. Le t’u afrohet imazhi nė ēfarė thėrret nė mėnyrėn mė tė denjė, mė tė bukur e mė tė drejtė.

Ambient tė ngrohtė. Dashamirės. Ku preket toleranca e respekti. Ku ndihet afria e vullneti i mirė. Ku dėgjohet zėri i urtėsisė dhe butėsisė. Ku qetėsohet zemra e mendja. Ėshtė pėrgjegjėsi pėr ēdo thirrės e predikues qė t’i afrojė shoqėrisė ku thėrret e predikon ambiente tė tilla. Duhet tė sakrifikohet. Nėse nė qytet e nė lagje, madje edhe nėpėr shtėpi ka dhunė e ē’rregulli, tė paktėn njeriu qė pėrqafon rrugėn e Paqes, tė ketė njė vend ku mund tė prehet, e tė vazhdojė rrugėtimin drejt pėrkryerjes nė besim e moral. Tė gjejė vetveten.

Gratė tė organizohen. Thirrėsit tė mos injorojnė mundėsitė e motrave e grave muslimane. Tė jenė aktive. Tė jenė tė organizuara; t’u mundėsohet afria, komunikimi, le tė jenė afėr njėra-tjetrės. Le tė ftojnė mikeshat e shoqet e tyre tė shkollės, tė lagjes e tė punės. Tė organizojnė ndeja, tubime e takime. Tė ruajnė lidhjet e tyre. Pse tė mos kenė ambiente tė posaēme ku mund tė mblidhen! Gratė mund tė japin njė pjesė tė konsiderueshme tė angazhimit nė thirrje e predikim tė fjalės sė bukur. Pjesa dėrmuese e grave muslimane ndihen tė anashkaluara, tė vetmuara, tė izoluara. Tė pa organizuara.

(Material i pa pėrfunduar)

 

 

 

 

Shpėrndaje

   

    ◄ Fillimi

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

 

 

   © WWW.ZGJIM.ORG   Kontakt:  zeriizgjimit@gmail.com