|
Zemėr e sėmurė. Mendje e errėt. I mbyllur. Sy bishtėzuar, shikim
shkurtė. Kokė ngritur, shpinė kėrrusur; jo nga thjeshtėsia, po nga
tinėzia. Shpifarak! Ithtar iluzionesh. Nėnshtrues i mashtrimit.
Qenie e manipuluar. Mosbesuese, pėrgėnjeshtrues i dhuntive!
Dėshmon, nuk vepron. Flet, nuk realizon. Premton, tradhton. Niset,
sprapset. Gjuha, mė e zjarrtė se bėrthama e zjarrit. Sytė,
lėnduese, shpuese, mė shpuese se hekuri.
Lakmitar dhe urrejtje nxitės. Vetvete naive. Sdi tė lexojė. Jo mė
tė kuptojė. Errėsira, jo qetėsi pėr tė, por kob e trishtim.
Qielli, jo strehė e kulm pėr tė, por shurdhim e verbim. Pasues i
verbėt. Drita, pėr tė, ndezės zjarr inati e zilie. Vepra, jo
shtytje, por kokėfortėsi e kryelartėsi! Pasues i cytjeve tė
djallit. Vetvete e ēoroditur. E inatosur. Mllef e vrer. Rrallė
veten nė pasqyrė shikon. Inatēor. Ndjenja tė ngrira. Me
kryelartėsi gjaku i pėrzier.
Mjerė pėr tė! Zemra e tė cilit ėshtė sėmurė. Ėshtė prishur. E
damkosur me ujin e ndotur, me hukamėn e njerėzve tė djallėzuar.
Mendime tė errėta, utopist pėr dashakeqėsi. Ngarendė pėr tė fyer e
pėr tė injoruar. Bukėshkelės. Tė dėgjuar tė pluhurosur. Nuk ia
pastron fjala e bukur, po doli edhe prej zemre; e as zėri i lehtė
tingėllues, i qėndisur me ndjenja. Hije rėndė. Ironik. Njeri
cinik. Fytyrė e vrenjtur. Qepalla tė ngrira. Mėrrolje edhe nė
bebėzat e syrit!
(Vazhdon)
|