|
Zemra lodhet, njeriu lodhet. Zemėr e qetė, njeri i qetė. E kur
zemra thyhet, gjithēka krisėt. Nuk dėshiron tia dijė mė pėr
asgjė. Kush janė ata njerėz, qė, kur zemra i thyhet, keq ndihet,
por zemrat e tė tjerėve thyhen ēdo herė qė flet, a lėvizė! Ata
njerėz kanė zemra, por zemra tė ngrira e akull tė ftohta. Kėshtu,
kur njė zemėr thyhet, e thyhet, e kur krisėt, ēahet; e
shkapėrderdhur ėshtė!
Po, sepse njerėzit flasin, e ndaj gjuhės janė tė papėrgjegjshėm.
Pak prej njerėzve para se tė nxjerrin fjalėn, mendojnė. Jo, po
edhe mendimi para se tė kalojė nėpėrmjet gjuhės, duhet tė
ngjyroset me ndjenja, e zemra ėshtė ajo qė ndien. Kur fjala prej
zemre del, nė zemėr hyn! Ja pse kur njerėzit flasin, janė tė
ashpėr, tė ftohtė e tė padepėrtueshėm! Sado qė fjalėt e tyre mund
tė jenė tė ėmbla, nuk gjen vend nė zemrat e tė tjerėve.
Nėse syri nuk loton, fjala ėshtė e thatė. Fjala e njeriut, qė
zemra sthyen, ėshtė fjalė qė jetėsohet. E jetėsohet, kur loti i
syrit tė sinqertė flet. Zemra e dhimbshme, e butė, e mėshirshme,
ėshtė zemra qė syrin e bėn tė lotojė. Por, njerėzit pak lotojnė, e
nuk lotojnė veēse kur dhembje nė trup ndiejnė. Po, nuk ndiejnė
dhembjen e tė tjerėve. Jo, kėta skanė ndjenja, qė tė tjerėt ti
ndiejnė, e as zemra qė lotojnė, por kanė trup qė u dhemb, dhe
zemra qė zemra tjera thyejnė!
|