|
Kundėrshtar i hapėt i Zotit! Luftues i besimit tė drejtė.
Ithtar i injorancės! Banues i tokės sė ulėt. Me errėsirė i
pėrshkuar. Qenie e vetėdijshme por, e pabindur. E ngutshme.
Po edhe injorante. Ndaj Zotit tė vet kokė ka ngritur! Edhe
mosmirėnjohės. Bėhet i butė atėherė kur egoja i ushqehet.
Padrejtėsisė shpejt i pėrshtatet. Tė dobėtin e shkelė. Tė
braktisurit strehėn ia rrėnon. Nderin, ēnderon. Diturinė,
injoron. Pastėrtinė ta bėjė tė ndytė pėrpiqet! Pėr tė,
idiotėsi ėshtė, i drejtė ndaj tė tjetrit tė bėhet! I
neveritshėm kur uni i ngacmohet. Mrrolet, e lėkura e fytyrės i
ndėrrohet, sikur nata kur ditėn prin. Skuqet, gjaku i nxehet,
me kryelartėsinė e tij, bėn sikur kodrat do ēajė!
Njė pikė e ngjizur. E humbur. E panjohur. Lindi, prej
errėsirės palė-palė doli, por zemrėn e tij me errėsirėn e
lakmisė ndaj kėsaj jete e mbuloi! Sa e vogėl qė ėshtė toka, po
sa e madhe i duket! Njeri, me arrogancė e injorancė, i
mbėshtjellur! Me frikė e tmerr. Edhe toka, shkėmbinjtė e
kodrat dridhen, e kėtij njeriu sytė nga ftohja i janė ngrirė,
e dėgjimi, nga zhurma e epshit, i janė mbyllė! Pa lėkurė e pa
ujė nė fytyrė! Zemėr e bėrė copė-copė. I pushtuar e i zėnė
rob! Adhurues i idhujve i bėrė. Nėnshtrues i djallit tė
mallkuar, premtues i dhembjes dhe tė keqes! Rob i lakmisė. Rob
i epshit. Rob i stolive tė kėsaj jete.
Qenie e ulėt. Plot mendjemadhėsi. Plot fodullėk. Plot
koprraci. E pėrplot injorancė! Di tė lutet kur prej dalldisjes
e euforisė sė epshit, zemra i ngushtohet. Kur gjaku i trashet!
Kur kėmbėt i shtangen. E duart i dridhen. E pėr muri
mbėshtetet! Sa i lehtė e i rrėmbyeshėm bėhet kur nė ahengje e
argėtim e lojė thirret, e sa i rėndė bėhet kur nė rrugėn e
Paqes ftohet! Kur ndaj tė varfėrve, skamnorėve, bonjakėve, nė
ndihmė e pėrkrahje thirret, akuzon e kundėrshton! Kur idhujt e
thėrrasin, epshi e ahengu, pėrshpejton e nuk kursen.
I rėnduar, i mėrrolur, hezitues e ankues, kur nė rrugėn e
Drejtėsisė, Bujarisė e Mirėsisė thirret! Kur shkatėrrimtarėt,
si ndreqės merren, e ērregulluesit, rregullues. Luftues tė
mirėsisė e drejtėsisė. Mishngrėnės e rob djajsh. Gjakatarė e
tradhtarė. Sa ditė tė Tmerrshme i pret kėta! Kur me djers tė
njelmėta, etjen do pėrpiqen tė shuajnė. Kur me zinxhirė zvarrė
do tėrhiqen!
Kjo qenie njerėzore, e nderuar, qė veten e ēnderoi! Sa poshtė
veten e ka ulur. Kėta veten tė pavdekshėm e mendojnė. Tė
pabindur, se, njė ditė nė njė tokė tė sheshtė para Sundimtarit
tė Vėrtetė do tubohen! Poshtėrim pėrjetėsisht pėr
shkatėrrimtarė! Toka, vendbanim i pėrkohshėm. E bėjnė e
vazhdojnė tė thurin plane, sikur pėrjetėsisht aty do mbesin.
Nuk ndiejnė se si tokės ēasti i ēarjes dhe i shpėrthimit i
ėshtė afruar! Vdekja, kur njeriu gjithēka pas vetes braktisė!
O sa kėshillues i mirė ėshtė ndarja nga kjo jetė; e sa tė
pavetėdijshėm ndaj vdekjes, kjo qenie e ēndershme ėshtė!
Mendje e dehur. Zemėr e nxirė.
Zemėr e vdekur. Trup i papastėr! Do vijė dita, dita e Korrjes!
Dita, ēasti, kur zemrat prej ndėshkimit copė-copė do bėhen; e
do bashkohen, e prapė do copėtohen; kur pabesia ndaj Zotit, e
mendjemadhėsia kundėr Tij, do korr as jetė e as vdekje;
gjallėri e dhembjes sė pasosur e vazhdimisht tė shtuar.
Ndaj Zotit qė tė krijoi ke ngritur kokė?!
Atėherė, po presim pėr Takimin tonė!
|