|
O i vetmuar!
Prit. Mos u dėshpėro. Mos u inatos. Mos u hidhėro. Mos u mėrzit.
Tė jesh i vetmuar, ėshtė njė nder qė tė bėhet. Ti duhet tė jesh i
vetmuar. Po pėrjeton kohėn, kur tė vetmuar janė tė udhėzuarit; tė
cilėt ecin kundėr rrymės, pėrballen me turmėn.
Ti je shmangur, ti je izoluar. Ti sdėgjohesh. Ti injorohesh,
pėrbuzesh. Mos e rėndo veten. Ti je i vetmuar, je i udhėzuar! Gjendja
e tė ruajturve, vetmia. Kur tė tjerėt tė shikojnė tė ēuditur. Tė
habitur. Kur ti ecėn rrugės, ul shikimet, mos dėgjo ēpėshpėritin.
Thjesht buzėqesh me njė buzėqeshje tė lehtė, sepse je nė rrugėn e
sigurt, edhe pse (rrugė) e rrethuar me gjėra tė pakėndshme e qė tė
shkaktojnė neveri. Shenja qė po tė drejtojnė drejt qetėsisė dhe
lumturisė sė pėrhershme.
Mos u shqetėso. Duke pėrkujtuar Zotin tėnd, ti do gjesh qetėsinė.
Mos e rėndo ndėrgjegjen pėrtej kufijve, ruaje qetėsinė; edhe kur tė
tjerėt bėjnė gjėra qė ty tė tronditin, tė shkaktojnė hidhėrim. Ti mos
u trondit, qėndro e mos iu pėrkul intrigave tė tyre.
O i vetmuar, tė mjafton Zoti! Ndihmėtari dhe Planifikuesi! Kur tė
tjerėt shkelin dispozitat e Zotit haptazi e spėrfillin rregulla e
vlera; kur tė tjerėt bėhen pengje e robėr tė epshit e tė lakmisė, e
bėhen adhurues tė idhujve, ti patjetėr do jesh i vetmuar, derisa tė
vijė premtimi ndihma e Zotit!
Ti adhuron vetėm njė Zot. Ti kundėrshton krijesat qė veprojnė
kundėr Zotit. Kushdo qofshin, prindėr a familjar, miq a tė dashur. Ti
po flijon, po duron, po qėndron, po sfidon. I vetmuar, i
ndėrgjegjėsuar, i vetėdijesuar. Lum pėr ty, e mjerė pėr shpėrfillėsit!
Krenohu. Mos u ndje i pavlerė. Ti qė sheh mėkatin! I
ndėrgjegjėsuar pėr dispozitat e Zotit tėnd! I vetėdijshėm ēka ndodh
rreth teje. I mbrojtur je, sado qofshin armiqtė e Zotit tėnd. Tė ka
pėrshkuar mėshira e Zotit tėnd!
Porosis veten dhe ty, tė ruash nė maksimum qetėsinė, tė jesh i
matur, tė mos nxitosh, pėrderisa je duke ndjekur tė Dėrguarin e Zotit
(alejhi selam) dhe shokėt e tij (radijAllahu anhum) je i shpėtuari.
Njė ditė, ata qė tė shkaktonin neveri e shqetėsime, sa shumė qė do tė
tė admirojnė; herėt a vonė, secili njeri do vetėdijesohet, qoftė edhe
nė ēastin e agonisė sė vdekjes, kur keqardhja s'bėn mė dobi!
Ec rrugės; tė kalojnė tė rinjsh tė devijuar. Sheh njerėzit duke
bėrė mėkate, ndėrsa fytyrat e tyre jo tė skuqura por tė zverdhura, nga
nxirja e zemrave. Duke bėrė mėkate, mburren. Ata janė, ata tė zhyturit
nė mėkat; janė brenda mėkatit, nuk shohin, nuk dallojnė; tė dehur nė
padrejtėsi.
|